
Lazio dhe Milan do të mbyllin siparin e javës së 19-të të Serie A, teksa ky duel pritet të jetë mjaft i lumtuar mes dy ekipeve. Kuqezinjtë e Stefano Piolit janë të dënuar për të fituar, pasi në të kundërt Napolin duhet ta shikojnë me “dylbi”.
Nga krahu tjetër edhe Lazio e Sarrit kërkon 3 pikët për të qenë në garë për një vend në zonën Champions.
Për këtë supersfidë janë bërë publike edhe formacionet e mundshme me të cilat mund të zbrsin dy ekipet në fushën e blertë për të tentuar edhe fitoren.
Formacionet e mundshme:
Lazio (4-3-3): Provedel; Lazzari, Casale, Romagnoli, Marusic; Milinkovic-Savic, Cataldi, Luis Alberto; Pedro, Felipe Anderson, Zaçagni.
Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Calabria, Kalulu, Tomori, Dest; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Giroud.