Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Lazio me 8 mungesa në Champions, mes tyre lojtari i Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Lazio me 8 mungesa në Champions, mes tyre lojtari i Kombëtares

Tetë lojtarë të Lazios kanë munguar në stërvitjen e sotme gjenerale përpara përballjes me Club Brugge në Champions League. "Shqiponjat" e Italisë do të ndeshen nesër në orën 21:00 në transfertën belge, me Thomas Strakoshën që ka munguar në trajnimin e fundit.

Sëbashku me gardianin kuqezi ishin edhe shtatëlojtarë të tjerë që nuk kanë qenë në stërvitjen e fundit, duke rritur alarmin te bardhekaltërit. Ende nuk dihet nëse lojtarët janë të gatshëm apo vuajnë një dëmtim.

Fakt është se Strakosha ishte jashtë edhe në ndeshjen e kampionatit, duke u zëvendësuar nga Reina. Ende nuk dihen problemet e lojtarëve, teksa në Itali thashethemet janë për infektim me Covid-19.

Lojtarët që munguan në stërvitje me Lazion: Thomas Strakosha, Luis Alberto, Immobile, Andreas Pereira, Lucas Leiva, Manuel Lazzari, Danilo Cataldi, Luiz Felipe

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga