
Juventusi do të luajë mbrëmjen e sotme në shtëpi përballë Lazios, ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë. Sfida që do të zhvillohet në “Allianz Stadium”, do të startojë në orën 21:00.
Një sfidë mjaft interesante e cilësuar edhe si finale e parakohshme. Por, pavarësisht formës që dy ekipet po kalojnë, “Zonja” vjen si e favorizuar në këtë ndeshje, për shkak të historisë mes këtyre dy skuadrave në këtë kompeticion.
Në 25 ndeshje të luajtura më parë mes tyre në Kupë, Juventusi ka fituar plot 11 herë, 6 ndeshje kanë përfunduar në barazim dhe 8 herë ka triumfuar Lazio. Në letër mbeten vetëm statistika, por e shkuara shpeshherë ndikon.
Poll