
Federata Shqiptare e Futbollit dhe Komiteti Ekzekutiv i saj nuk pranuan që numri i lojtarëve të huaj që aktivizohen në një ndeshje të Superiores të rritej. Kjo bëri që klubet tashmë të ndryshojnë strategji duke kërkuar në tregun vendës dhe atë kosovar.
Në Vlorë ndjehet më shumë ky problem, ku së fundmi është rritur numri i të huajve të ardhur për provë, por edhe atyre që kanë firmosur. Megjithatë, të ndodhur para një fakti të kryer trajnerit Gugash Magani i është dashur që të largojë disa të huaj. Radha ka qenë e sllovenit Dezhmar.
Danijel Dezhmar u provua në qendrën e mbrojtjes kuqezi, por që pas disa ditësh ai u largua. Vendin e tij pritet që ta marrë "de juro" dhe "de facto" vlonjati Franc Veliu, i cili është opsion rikthimi në Vlorë.