Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Largimi i Qefaliajt te rivalët, Tirana: Kemi arritur marrëveshje, i urojmë suksese

Shkruar nga NEWSPORT
Largimi i Qefaliajt te rivalët, Tirana: Kemi arritur marrëveshje, i

Klevi Qefalija u zyrtarizua si lojtari më i ri i Dinamos pak orë më parë. Mesfushori lë Tiranën me të cilët është pjesë që prej vitit 2018 dhe transferohet te rivalët e kryeqytetit.

Klubi bardheblu ka bërë gjithashtu njoftimin e saj dhe konfirmon se kanë arritur marrëveshje me dinamovitët për transferimin e 21-vjeçarit. Blutë do të paguajnë taksën e rritjes së lojtarit, që është detyrim nga rregullat e FIFA-s. Tirana e falenderon për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në aventurën e re.

“Faleminderit Klevi Qefalija! KF Tirana njofton se ka arritur marrëveshjen me klubin e FC Dinamo City për transferimin e mesfushorit Klevi Qefalija. Mesfushori 20-vjeçar ka qenë pjesë e akademisë së Tiranës që nga viti 2018, teksa në vitin 2022, ai u shpall kampion me ekipin e parë.  Klubi i Tiranës falënderon Qefalinë për kontributin e dhënë me fanellën bardh’ e blu dhe i uron suksese në aventurën e re”, shkruan klubi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga