Largimi i Onanës drejt Manchester United ka bërë që Inter të hidhet në sulm për gjetjen e një zëvendësuesi potencial i cili të plotësojë boshllëkun e lënë nga kamerunasi.
Prej javësh, zikaltërit kanë piketuar Yan Sommer-in e Bayern Munich, por klubi gjerman nuk ka dhënë akoma dritën jeshile për kalimin e zviceranit në San Siro, ndërkohë që Anatolij Trubin i Shakthtar Donetks është një tjetër pistë ku po përqëndrohen drejtuesit. Megjithatë, për të shmangur çdo të papritur, Beppe Marota ka menduar për alternativa të tjera dhe një tjetëer emër i dalë së fundmi në qarkullim është David De Gea, i cili zyrtarizoi largimin nga “Djajtë e Kuq” pas përfundimit të kontratës.
Drejtuesit zikaltër nuk kanë ndërmend të shkojnë përtej 4 milionë eurove për portierin, ndaj në rast se Sommer nuk arrihet, tentativat do të fokusohen te 32 vjeçari.