Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Largimi i dy lojtarëve, klubi i Bylisit sqaron situatën e Ntepe dhe Stojanovic

Shkruar nga NEWSPORT

Bylis ka njoftuar se mesfushori Ntepe Frank Odirah dhe mbrojtësi i qendrës Milos Stojanoviç nuk  janë pjesë e skuadrës prej muajit shkurt. Ballshiotët ja dolën të fitojnë titullin kampion në Kategorinë e Parë për sezonin 2021/22 dhe kampionatin e ardhshëm do i shohim të jenë pjesë e më të mirëve në Abissnet Superiore.

Në sqarimin e tij Bylis nuk tregon arsyet e largimit, por i uron dy lojtarëve suksese në vazhdim. Kujtojmë se Ntepe është bërë pjesë e Burrelit, ndërsa Stojanoviç ndodhet në Serbi. Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të klubit mallakastriot.

“Sqarim: Klubi i Bylisit ben me dije se mesfushori nigerian Ntepe Frank Odirah dhe mbrojtesi i qendres serb, Milos Stojanovic prej shkurtit nuk jane me pjese e skuadres sone. Ntepe u be pjese e Burrelit ne Kategorine e Pare, kurse Stojanovic ka shkuar ne Serbi per te vijuar karrieren. Te dy lojtareve iu urojme suksese ne karrieren e tyre!” shkruan Bylis në rrjetin social facebook.

Sot nga nga Bylis u largua dhe Xhoi Carkanji, 27- vjeçari që ka qenë ndër më të mirët e sulmit mallakastriot. Tashmë është koha të mendojnë për afrimet, që t'i mbijetojnë Abissnet Superiore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga