Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Largimet e Theo dhe Maignan? Flet drejtori i Milanit: Vendosin lojtarët

Shkruar nga NEWSPORT
Largimet e Theo dhe Maignan? Flet drejtori i Milanit: Vendosin lojtarët

Theo Hernandez dhe Mike Maignan janë dy lojtarët më të përfolur në merkaton e Milanit sa i përket daljeve. Dyshja franceze konsiderohet si ndër më të mirët në pozicionet respektive dhe kanë zgjuar interes nga klubet elitare.

Për mbrojtësin e majtë është Bayern Munchen që e sheh si pasuesin e Alphonso Davies, ndërsa gardiani ka disa “tifozë” duke filluar po nga bavarezët, te Chelsea si dhe Real Madrid. Për këtë çështje ka folur vetë drejtori i Milanit, Giorgio Furlani.

“Theo Hernandezdhe Mike Maignan janë nën kontratë deri në Qershor 2026. Lojtarët janë ata që gjithmonë vendosin për të ardhmen e tyre. Ne shpresojmë që Theo dhe Maignan të qëndrojnë me ne sa më shumë të jetë e mundur”, deklaroi drejtori.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga