
Te Milani janë larguar dy pjesëtarë të rëndësishëm. Maldini dhe Massara kanë ndarë rrugët me kuqezinjtë. Në lidhje me këto largime me “peshë” ka folur edhe trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti.
Timonieri të madrilenëve nuk i ka pëlayer aspak kjo situatë, teksa ish-trajneri i Milan ka theksuar se kjo është mungesë respekti ndaj ‘aktorëve” që bënë historinë.
“Në Madrid mësova se historia e një klubi duhet respektuar gjithmonë. Këtu Di Stefano, Amancio, Gento, Puskas janë ende vlera ekskluzive ndaj të cilave ne kemi një nderim.
Ajo që ndodhi me Maldinin tregon mungesën e kulturës historike, të respektit për traditën e Milanit. Nëse është e vërtetë që historia nuk fiton, është gjithashtu e vërtetë që historia mëson se si të fitosh”, ka theksuar italiani për “Il Giornale”.