Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Largim i dhimbshëm i Memellit, u sakrifikua për skuadrën”, drejtor Plori: Vllaznia luan për ‘Final Four’, Osmani duhet të sjellë qetësinë

Shkruar nga NEWSPORT
“Largim i dhimbshëm i Memellit, u sakrifikua për

Drejtori i Vllaznisë, Elvis Plori foli për MCN TV ku u pyet për rokadën e trajnerëve te shkodranët. Plori ruan një respekt maksimal për të larguarin Memelli dhe shprehet se zëvëndësuesi i tij Qatip Osmani do të vijojë të ketë objektivin e ‘Final Four’.

“Rokada e trajnerëve? E dija këtë pyetje. Nuk është një pozicion pozitiv kur ndahesh, është e dhimbshme pasi kemi punuar 5 muaj me Memellin dhe krijohet një farë lidhje shpirtërore. Kështu është kjo punë, mundohemi të gjejmë forcën dhe ndryshimin te largimi. Me Migenin patëm një bashkëpunim të mirë. U arrit një pikë ku u mendua se do të arrinim më mirë me largimin e Memellit.

Objektivi i Qatip Osmanit? I kemi kërkuar të vëri qetësinë në skuadër. Objektivi ynë është Final Four. Qatipi e njeh futbollin shqiptar dhe kemi kërkuar që ai të vërë qetësinë në skuadër. Kemi patur dëmtime dhe profesor Qatipi është i bindur që skuadra ka kapacitete por javë pas jave shpresojmë të formatohemi. Tre mbrojtës të krahut janë të lënduar dhe presim rikthimin e dy prej tyre.

Kam një respekt maksimal për Memellin, është djalë puntor dhe do të arrijë shumë në fushën e trajnimit. Ka qenë një ndarje e dhimbshme, por u sakrifikua për të mirën e skuadrës. Shpresoj që një ditë të takohemi përsëri.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga