
Mauro Icardi është larg Interit. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi që sulmuesi argjentinas t'i thotë "Lamtumirë" zikaltërëve. Sipas të përditshmes "Gazzetta dello Sport" 26-vjeçari pritet të transferohet te Juventus.
"Zonja e Vjetër" mbetet kandidat i vetëm për të përfituar shërbimet e sulmuesit duke qenë se pista "Napoli" bie poshtë për shkak se Pepe pritet të qëndrojë nën urdhrat e trajnerit Ançeloti. Problem mbetet shifra e lartë që Interi kërkon të lërë të lirë lojtarin.
80 milionë euro janë shumë për bardhezinjtë dhe tashmë po negociohet që të ulet kjo shifër në mënyrë që argjentinasi t'i bashkohet kampionëve të Italisë.
Poll