Inspektorët e UEFA-s kanë mbajtur një konferencë për shtyp pas inspektimeve që kanë bërë në stadiumin e Prishtinës. Ata shpresojnë që punimet të kryhen me kohë.
Nicolaus Marshall në konferencën për media pas inspektimit të stadiumit, ka bërë të ditur se do t’i vëzhgojnë punimet. Ai shpreson që punimet të kryhen me kohë.
“Jemi këtu për të ju ndihmuar në implementimin e projektit, shpresojmë të jetë moti i mirë dhe të vazhdojnë punimet”, ka deklaruar Nicolaus Marshall në konferencën për shtyp.
“Ju uroj progres në punime dhe shpresoj t’i kryeni me kohë. Ne kemi ardhur këtu dhe do t’i ndjekim punimet në stadium në vazhdimësi”, ka theksuar Marshall.
Ndërsa projekt menaxheri i mbikqyrjes së punimeve, Florim Grajqevci, u ka premtuar inspektorëve të UEFA-s se punimet në stadium do të përfundojnë brenda 5-6 muajve.