Pak ditë më parë u nda nga jeta në mënyrë të parakoshme, presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri. Edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë, së fundmi, zbulohet se Lidhja Rajonale e Futbollit të Prizrenit dhe Lidhja Rajonale e Futbollit të Gjilanit kanë vendosur presindentin e ri të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Sipas dokumentit të siguruar nga "Blic", mësohet se kjo kërkesë e dy Lidhjeve Rajonale të Futbollit bëhet me qëllim që ky pozicion të mos mbetet vakant dhe për shumë kohë. Emri që është propozuar, sipas asaj që shihet në shkresën e mëposhtëme është ai i Agim Ademit, i cili propozohet për president të FFK-së.
[gallery columns="1" size="full" ids="245656"]
Poll