
Ditën e nesërme kombëtarja shqiptare e volejbollit për femra do të luajë kundër Austrisë në ndeshjen e dytë për Grupin B, duel i vlefshëm për Europian League.
Sfida do të zhvillohet në ambeitet e sallës sportive "Feti Borova", pranë Tirana Olimpik Park në orën 19:00 më 23 Maj.
Kujtojmë që dy ditë më parë ndeshja e volejbollit për femra midis Shqipërisë dhe Gjeorgjisë përfundoi në favor të kuqezinjve, duke fituar në të tre raundet.
Federata Shqiptare e Volejbollit ka bërë një thirrje të gjithë tifozëve në rrjetet sociale për një përkrashje sa më të madhe, në mënyrë që të arrihet një tjetër rezultat pozitiv.
Poll