
I ftuar në emisionin "Gol pas Goli" në Supersport është analisti i njohur sportiv, Luan Pinari. Ai ka komentuar mungesën e tifozëve korçarë në Vlorë mbrëmjen e sotme duke e cilësuar si një zgjidhje aspak pozitive.
"Nuk më duket vendim i drejtë që tifozët korçarë të mos udhëtojnë drejt Vlorës. Besoj se Skënderbeu do ta vuajë këtë gjë dhe uroj që kjo gjë të zgjidhet sa më shpejt dhe sportdashësit të rikthehen në stadiume, ashtu siç ne kemi diskutuar dhe dëshiruar gjithmonë"
Poll