
Ekipi i Hajvalisë në Superligën e Kosovës, duket se ka probleme të mëdha. Vështirësitë financiare kanë detyruar drejtuesit e klubit të bëjnë largime të shumta. I fundit që mbyll kontratën me Hajvalinë është mbrojtësi, Shpend Krasniqi, që ka mbyllur përfundimisht të gjitha detyrimet me klubin.
Financat e vështira të klubit, kanë detyruar drejtuesit të ndërmarrin masa drastike, duke larguar disa prej lojtarëve më të mirë të ekipit për të rregulluar financat për pjesën e mbetur të ekipit.
Krasniqi është në pritje të një tjetër ekipi, pasi për momentin nuk ka një kontratë. Vetë lojtari është shprehur i hapur për marrëveshje me klube të reja, ku kërkon një aktivizim të përhershëm.
Kujtojmë, që Krasniqi është larguar nga Flamurtari për të shkuar te Hajvalia.
[gallery columns="1" size="full" ids="70182"]