
Superliga e Kosovës ka startuar prej katër javësh, ndërkohë situata nuk mbetet pozitive në kampin e Flamurtarit. Të rikthyer në këtë sezon mes më të mirëve, kuqezinjtë e Kosovës nuk kanë arritur të surprizojnë, por kanë koleksionuar vetëm 1 pikë. I ndodhur mes këtyre fakteve, trajneri i Flamurtarit, Agron Selmani ka kërkuar dorëheqjen. Përmes një letre drejtuar presidentit të skuadrës, ai i ka kërkuar:
“Ne KF Flamurtar nuk e kemi nis mire sezonin garues dhe nisur nga kjo situate dhe nga keto parime pas ndeshjes ne Peje un i kam ofrue Kryetarit te klubit Z Imer Ademi doreheqjen time nga posti i kryetrajnerit i bindur se klubit ne kete kohe i duhet nje udheheqes i ekipes pak ma ndryshe.N
Kryetari i klubit Z Imer Ademi nuk e pranoi doreheqjen time duke dhene mbeshtetjen per Shtabin teknik dhe per lojtaret ne realizimin e objektivave te klubit”, deklaroi Selmani.
Tashmë pritet me interes të mësohet se si do të vijojë kjo çështje.