Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Tirana në Antalia, nesër mbërrin bomberi i shumëpritur

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Tirana në Antalia, nesër mbërrin bomberi i

Skuadra e Tiranës ndodhet në Antalia, ku po zhvillon një mini-fazë përgatitore. Ekipi i drejtuar nga trajneri Mirel Josa ka 3 ditë që ndodhet në Turqi, për t'u përgatitur për fazën e 3-të të Superiores. Megjithatë krahas stërvitjes, bardhebluve priten t'i bashkohen edhe disa lojtarë.

Burime për newsport.al bëjnë me dije që nesër në Antalia, Tiranës do t'i bashkohet sulmuesi moldav, Petru Leuca. Ai do të provohet për disa ditë dhe do të jetë stafi teknik, që do të vendosë nëse 26-vjeçari do të qëndrojë ose jo për dy fazat e ardhshme me 24 herë kampionët e Shqipërisë. Leuca ka një karrierë të pasur futbollistike ku ka luajtur me disa skuadra në kampionatin moldav. Së fundmi ai pritet t'i bashkohet bardhebluve për një periudhë prove.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga