Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Lajmi i fundit/ Tirana humbet miqësoren, debuton sulmuesi moldav, Muka dhe Josa takojnë Ansi Agollin

Shkruar nga NEWSPORT

FC Akzhayik – Tirana 2-0

Formacioni bardheblu: Bakaj, Turtulli, Domgjoni, Deliaj, Hoxhallari, Daja, Karabeci, G. Lika, Halili, Romuald, Ede. (U aktivizuan: Nuriu, Peçi, Leuca, Akua, Teqja, Bajrami)

Tirana zhvilloi sot ndeshjen e parë miqësore në Antalia kundër ekipit të FC Akzhayik.

Bardheblutë janë mposhtur 2-0, ndërsa golat, skuadra nga Kazakistani i ka shënuar në minutat 73' dhe 82'.

[caption id="attachment_72905" align="alignleft" width="300"]tirana1 Petru Leuca, sulmuesi moldav ne prove te Tirana, sot ne miqesore kunder Akzhayik[/caption]

Tirana ka zhvilluar një paraqitje pozitive, por ka qenë pa fat në rastet që i janë paraqitur. Shtylla dhe dy ndërhyrje të mrekullueshme të portierit kundërshtar i kanë mohuar golin bardhebluve, që në këtë miqësore nuk kanë pasur në dispozicion Muçën dhe Kërçikun.

Të dy mbrojtësit e skuadrës kryeqytetase sapo janë rikthyer nga dëmtimet dhe trajneri Josa nuk ka dashur të rrezikojë duke i aktivizuar në këtë miqësore.

Ndërkohë, siç raportohet në faqen zyrtare të klubit të Tiranës në Facebook, në këtë miqësore u aktivizua edhe sulmuesi moldav, Leuca, i cili sot ka nisur provën te Tirana.

 

 

[caption id="attachment_72902" align="alignleft" width="300"]muka dhe agolli Devi Muka dhe Ansi Agolli pas miqesores Tirana-Akzhayik 0-2[/caption]

Gjatë ndeshjes miqësore, ish-futbollisti bardheblu dhe kapiteni i Kombetarës Ansi Agolli ka ndjekur nga afër miqësoren. Skuadra e Karabakut, ku Ansi luan prej vitesh po stërvitej në të njëjtin kompleks dhe ai ka përfituar nga rasti për t'u takuar me trajnerin Mirel Josa, drejtorin sportiv Devi Muka, por dhe pjesëtarë të stafit e futbollistë bardheblu.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga