Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Tifozët e Partizanit gati për transfertën kurbinase: Vetëm Zoti na thotë "mjaft", xhaketat e kthyera nuk na hyjnë në sy

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Tifozët e Partizanit gati për transfertën

Partizani do të luajë nesër në transfertë kundër Laçit, ndeshje e vlefshme për javën e dhjetë të Superiores.

Në këtë takim të kuqtë me sa duket do të kenë me vete edhe tifozët e tyre, të cilët përmes një njoftimi në kanalin zyrtar ftojnë të gjithë mbështetësit e Partizanit për të qenë prezente në transfertën kurbinase. Gjithashtu "Guerrilsat" thumbojnë edhe lëvizjet në pankinën e kuqe teksa shkruajnë:

"Ta kemi dhënë besën dhe do rendim pas teje hap pas hapi derisa i madh Zot të na thotë "mjaft"! Por mbase edhe atëherë do ta gjejmë një mënyrë që të jemi në stadium për të parë dhe të të mbështetur ty o dashuria jonë më e madhe!

Sepse smundet askush që të na detyrojnë ne t'i kthejmë shpinën Legjendës nuk ka lindur dhe as do të lindë kurrë.

Me këtë duam të theksojmë se xhaketat e kthyera që ikin e vijnë nuk na hynë në sy, ndonëse e kanë treguar me vepra që kanë punuar shumë për vete dhe pak ose aspak për Partizonin!

Ftojmë tifozët, të madh e të vogël, të na bashkohet në transfertën e Laçit! Në kurrizin tonë nuk do luhen kurrë lojëra të ndyra. Me emrin e madh të Legjendës nuk do tallet më askush!

Hap pas hapi unë pas teje përjetësisht!

Grumbullimi fillon në orën 12:00, nisja drejt Laçit bëhet në orën 12:30", shkruhet në njoftimin e tifozëve të Partizanit.

Kujtojmë që të kuqtë përballen nesër në orën 14:00 kundër Laçit në stadiumin kurbinas.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga