
Koret raciste në ndeshjen KB Tirana – Karpos Sokoli, kanë nxitur mediat në maqedoni të sulmojnë fillimisht tifozët bardheblu dhe më pas Federatën e Basketbollit në Maqedoni. Media maqedonase “Portal.mk", ka shkruar për ngjarjen në pallatin e sportit “Fahrie Hoti”. Më tepër se kualifikimi i klubit maqedonas, ajo që bën johën pas asaj ndeshje janë koret raciste.
Media në fjalë ka kërkuar një reagim nga ana drejtuesve të Ligës Ballkanike të Basketbollit, si dhe nga Federata Maqedonase të cilët deri më tani sipas tyre nuk kanë reaguar për këtë çëshje, duke lënë gjithçka në harresë.
Kërkohet dënimi i koreve rracite që janë përforur dje gjatë ndeshjes dhe marrjen e masave, si dhe mos përsëritjen e këtij rasti.
Kujtojmë, që KB Tirana u mund në ndeshjen me rezultatin 100-83 në shtëpi me maqedonasit e Karpos Sokoli-t, duke u eleminuar nga Liga Ballkanike e basketbollit që në fazën e parë të saj.