
Faqja zyrtare e klubit të Skënderbeut kanë prezantuar pak minuta më parë përforcimin e fundit që klubi ka bërë për muajin janar. Bëhet fjalë për Cornel Pedrescu, që i është bashkuar ekipi korçar dhe është vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.
29 vjeçari luan si mesfshor me tipare sulmuese. Ai ka firmosur sot kontratën me klubin korçar për një vit e gjysmë dhe zyrtarisht është bërë pjesë e familjes bardhekuqe. Prej disa ditësh lojtari ishe në provë te korçarët dhe vetëm sot klubi i ka uruar mirëseardhjen futbollistit më të ri të ekipit, i cili ka kaluar provën me sukses.
Rumuni ka bindur stafin e klubit me aftësitë teknike dhe cilësitë e tij, duke mbushur përfundimisht mëndjen e drejtuesve të klubit dhe trajneri Ilir Daja për të nënshkruar kontratën.
[gallery columns="1" size="full" ids="74509"]