
Pak ditë më parë Skënderbeu prezantoi si një transferim të bujshëm mbrojtësin Simone Matia, kapitenin e Lacios B. Italiani 20-vjeçar qëndroi vetëm 24 orë në kampin e skuadrës korçare e më pas u larguar sërish drejt vendlindjes. Arsyet se përse zgjodhi të mos qëndronte nuk i bëri me dije, ndërsa pranoi vetëm se do të kthehej te Lacio.
Ndërkohë që së fundmi Simone Matia raportohet se do të kalojë në radhët e skuadrës së Sambenedetese në Ligën Pro të Italisë. Mbrojtësi 20-vjeçar nuk arriti të bindte trajnerin e Lacios, Simone Inzagin për të fituar një vend në ekipin e parë të bardhekaltërve, ndërsa në faqen zyrtare të klubit romak, Matia u shpreh entuziast për skuadrën e tij të re: “Kjo është përvoja ime e parë si një profesionist, pas dhjetë vjetësh te të rinjtë dhe tre vite në ekipin B të Lacios. Jam plotësisht në dispozicion të ekipit të ri dhe trajnerit për të dhënë maksimumin", deklaroi Simone Matia .
[gallery columns="1" size="full" ids="29773"]
Simone Matia në momentin që u prezantua te Skënderbeu