
Redi Jupi është i ftuar në emisionin "Procesi Sportiv" në Top-Channel. Në rolin e analistit, Jupi foli për golin e pësuar të Kombëtares së Shpresave kundër Irlandës së Veriut. Në panel, Redi i doli në krah Albi Dokës, futbollistit të Tiranës teksa u shpreh: "Unë mendoj se te ky goli nuk është fajtor Albi Doka. Besoj se ai qendërmbrojtësi aty ka bërë dyfishim markimi, ndërsa Albi është i vendosur saktë. Jo se është këtu me mua në studio, por në të vërtetë kështu ndodh", deklaroi Redi Jupi.
Poll