
FT/ Sopoti-Lushnja 2-2
Shënues: Mitraj 87', Polisi 88' / Branica 8' , Sefa 45'
Sopoti-Lushnja ishte ndeshja që mbylli javën e 7-të të Kategorisë së Parë, takim që u zhvillua sot në orën 14:00 në stadiumin "Redi Malokut" të Fushë-Krujës.
Skuadra myzeqare që kryeson Grupin B barazoi me shifrat 2-2 ndaj ekipit të Sopotit, ndonëse verdhjeshilët kryesonin 2-0 deri në minutën e 87-të. Për Lushnjen shënuan Branica dhe Sefa, përkatësisht në minutën e 8-të dhe 45-të.
Ai që ngushtoi fillimisht shifrat për Sopotin ishte sulmuesi Aldo Mitraj në minutën e 87-të.
Deri në fund të sfidës, librazhdasit u munduan të barazonin rezultatin dhe vetëm pak sekonda pasi kishin gjetur golin e parë, arrijnë të shënojnë edhe golin e barazimit me Polisin, duke ndalur kështu vrullin e Lushnjes, skuadër që njihte vetëm fitore në 6 ndeshjet e para të kampionatit.