
Sot do të luhen ndeshjet e kthimit, të vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Tre takime do të startojnë në orën 13:30, ndërsa sfida ndërmjet Teutës dhe Vllaznisë është vendosur të luhet në orën 17:00. Disa orë para nisjes të këtyre ndeshjeve, newsport.al ka mësuar gjyqtarët të cilët do të arbitrojnë në 4 takimet e sotme.
Ndeshja Kukësi - Tirana i është besuar Kridens Metës, ndërsa Andi Koçi do të arbitrojë në sfidën Skënderbeu - Laçi. Për takimin Besëlidhja - Flamurtari është vendosur të gjykojë Lorenc Jemini, ndërsa në përballjen e pasditës ndërmjet Teutës dhe Vllaznisë gjykimi i është besuar Enea Jorgjit.
Poll