Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Pasdite zyrtarizohet trajneri italian i Skënderbeut

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Pasdite zyrtarizohet trajneri italian i Skënderbeut

Andrea Agostineli do të marrë zyrtarisht drejtimin e Skënderbeut sot, pasi pasdite është parashikuar prezantimi i tij nga klubi kampion. Akordi me të është arritur që mbrëmë vonë dhe tashmë gjithçka mund të quhet e mbyllur, kështu që zyrtarizimi është thjesht një formalitet. Korçarët vendosën për ndërprerjen e bashkëpunimit me Mirel Josën, i cili duket se u ka dalë nga qejfi, ndërsa sezonin e ri do t’ia besojnë drejtimin e ekipit pikërisht italianit, që sezonin e fundit drejtoi rivalët e Partizanit dhe arriti ta mundte Skënderbeun në fushën e vet, në javën e parafundit të kampionatit, duke rihapur çështjen e titullit. Te kampionët vazhdojnë ndërkohë përforcimet dhe nga momenti në moment priten zyrtarizime të reja.

 

 

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga