
Partizani do të luajë të dielën kundër Laçit në kuadër të javës së 24-të të Superiores. Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Starova do të kërkojnë të marrin 3 pikët në këtë sfidë mjaft deçizive për ecurinë e të dy skuadrave. Tekniku kryeqytetas me shumë gjasa do të hedhë për herë të parë në këtë sezon në fushën e blertë sulmuesin Xhevahir Sukaj.
Shkodrani së bashku me Ekuban formojnë një dyshe të "frikshme" në fazën ofensive. Megjithatë kjo do të mësohet përfundimisht vetëm në ditën e ndeshjes që do të zhvillohet në stadiumin e Laçit.
Poll