Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Lajmi i fundit/ Partizani bën goleadë në pjesën e parë, Mazrekaj shkëlqen në miqësore

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Partizani bën goleadë në pjesën e parë,

Ka përfunduar pjesa e parë e miqësores mes Partizanit dhe Gabala U21 që po zhvillohet në Antalia.

Të kuqtë e kanë mbyllur këtë fraksion loje me fitoren e thellë 5-2.

Goli i parë i takimit u shënua nga Gëzim Krasniqi që në minutën e 2-të, ndërsa Mazrekaj realizoi një super gol në minutën e 5-të.

Batha tronditi traversën në minutën e 13-të, përmes një goditjeje dënimi në afërsi të zonës.

Për të shënuar golin e tretë për Partizanin mendoi sërish Mentor Mazrekaj në minutën e 22-të, sërish një gol shumë i bukur, çka tregon se mesfushori i të kuqve është rikthyer në formën e tij më të mirë.

Gabala U21 shkurtoi diferencën në minutën e 25-të me anë të futbollistit Rolan.

Nuk përfundon me kaq, sepse Partizani kërkoi ta kthente në goleadë dhe të shfrytëzonte në maksimum këtë miqësore për të tentuar sa më shumë aksione sulmuese. Atanda dërgoi topin në rrjetë në minutën e 28-të duke çuar shifrat në 4-1 për Partizanin.

Edhe Gabala U21 nuk qëndroi pas, duke shkurtuar sërish diferencën në minutën e 39-të me anë të lojtarit Elvit.

Në momentin kur dukej se pjesa e parë e ndeshjes do të përfundonte 4-2, Realdo Fili realizoi golin e 5-të për të kuqtë në minutën e 43-të.

HT/ Partizani-Gabala U21 5-2

Shënues: G. Krasniqi 2’, M. Mazrekaj 5’, 22’ Atanda 28’, Fili 43'/ Rolan 25’, Elvin 39'

 

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu