Mario Mandzukic do të qëndrojë te Juventus. Sulmuesi kroat ka rinovuar sot kontratën e re me bardhezinjtë që e lidh atë deri në 2020 me kampionët e Italisë.
Mandzukic u përfol se do të largohej në merkaton e verës, por paraqitjet e tij shumë pozitive gjatë këtij sezoni sidomos, kanë bindur drejtuesit e Juventusit t’i rinovojnë kontratën.
Në skemat e Allegrit, kroati është titullar i padiskutueshëm dhe ky rinovim vjen pak ditë para finales së Champions League duke qetësuar të gjithë tifozët dhe vetë Mandzukic që tashmë do të fokusohet te sfida kundër Real Madrid.