Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

LAJMI I FUNDIT/ Magani i pakënaqur, paralajmëron: Do të dënoj lojtarin që u ndëshkua me të kuq, s'kemi kohë për të qarë

Shkruar nga NEWSPORT
LAJMI I FUNDIT/ Magani i pakënaqur, paralajmëron: Do të

Gugash Magani ka dhënë një prononcim pas humbjes kundër Kamzës. Trajneri i Teutës deklaroi për mikrofonin e Supersport:

"Në fakt mendoj se kemi zhvilluar një ndeshje shumë të dobët. Nuk dua të komentoj as pjesën e parë, as pjesën e dytë. Kamza e meritoi plotësisht fitoren. Skuadra u fut në fushë me një besim, pa parë forcën e Kamzës, edhe pse ne luajtëm të mërkurën. Një rezultat pozitiv në Kupë na bëri të mendojmë se mund të fitojmë. Unë kam përgjegjësitë e mia, ndoshta edhe për një zgjedhje të miat.

Në fakt nuk mund të toleroj disa gabime, si në rastin e golit, por edhe në kartonin e kuq. Ky lojtar është hera e dytë që na del me të kuq. Dediç duhet të dijë që në fillim është skuadra, pastaj është ai. Përveç dënimit nga Disiplina do të ketë dënim edhe nga unë. Gabimi i Lenës nuk i shton për shtat. Ai duhet të gjykojë veten e vet.

Ne nuk dhamë asgjë në fushë. Në pjesën e dytë, skuadra luajti më mirë me 10 lojtarë. Ndërkohë që nuk e them as për t'u justifikuar, por kam rezervat e mia për një 11- metërsh. Mua më duket që është faull. Nuk dua të justifikohem me këtë episod të vetëm. Ky është penallti që në momentet e para të Plakut.

Edhe euforia është pjesë kryesore e kësaj humbje. Po të analizoni skuadrën time, bën 2-3 ndeshje mirë dhe pastaj bën një kthesë të frikshme. Nuk kemi kohë për të qarë, por duhet t'i përvishemi punës dhe më pas të mendojmë për diçka në janar.

Jam pjesërisht dakord me ju, por nuk duhet të pësosh. Kemi pësuar gola që nuk mund të pësohen. Duhet të kemi një sulmues, golaedor që nuk e kemi. Kështu që shkoi loja sot unë do të isha shumë i kënaqur me një barazim

Futbolli është diçka kolektive dhe të gjithë duhet të bëjnë maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv", deklaroi ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga