Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Kupa e Shqipërisë luan ndeshjet e kthimit, ndryshon axhenda për gjysmëfinalet

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Kupa e Shqipërisë luan ndeshjet e kthimit, ndryshon

Javën e ardhshme, ditën e mërkurë në datë 19 prill janë vendosur të luhen dy ndeshjet e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

FSHF-ja kishte përcaktuar axhendën e këtyre takimeve, teksa Tirana do të priste në "Selman Stërmasi" Besëlidhjen në orën 19:00, ndërsa Teuta do të përballej me Skënderbeun në "Niko Dovana" në po të njëjtën orë.

Por, newsport.al ka mësuar se orari i këtyre sfidave ka ndryshuar. Tirana-Besëlidhja dhe Teuta-Skënderbeu do të zhvillohen në orën 18:00, përkatësisht në stadiumet "Selman Stërmasi" dhe "Niko Dovana".

Kujtojmë që ndeshja e parë mes Besëlidhjes dhe Tiranës ka përfunduar në barazim 1-1, ndërsa ajo mes Skënderbeut dhe Teutës është mbyllur me rezultatin 1-0.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga