Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Flet lojtari i ri i dibranëve: Kam ardhur për të qëndruar në Superligë, kam eksperiencë 12-vjeçare

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Flet lojtari i ri i dibranëve: Kam ardhur për të

Besmir Arifaj është lojtari që u afrua te Korabi në këtë merkato dimri. Ish-mesfushori i Dinamos, i kontaktuar nga newsport.al ka folur për skuadrën e re, nga e cila ai ndihet i vlerësuar. Madje qëllimi i Arifajt te Korabi është i qartë, qëndrimi në Superiore.

"Ndihem i vlerësuar nga ana e stafit teknik dhe e drejtuesve që besuan te unë. Skuadra është në vështirësi për sa i përket renditjes dhe pikëve që ka. Kam ardhur me ide të qarta dhe me besimin se do ja arrijmë qëllimit për qëndrimin në Superiore. Nga kjo fazë, ne do fillojmë të luajmë ndeshjet në Dibër dhe ky do të jetë një faktor shumë i rëndësishëm për arritjen e objektivit. Kam eksperiencë 12 vjeçare me skuadra elitë si në Superiore, por edhe në Kategorinë e Parë.

Do të mundohem ta vë në shërbim të skuadrës gjithë eksperiencën dhe të jap maksimumin. Skuadra do të konsolidohet dita-ditës dhe iu them me bindje që do jemi ne ekipi surprizë për dy fazat e mbetura. Të gjithë skuadrat do ta kenë të vështirë përballjen me ne.

Na duhen të grumbullojmë pikët maksimale brenda fushës tonë dhe sigurisht që edhe jashtë do luajmë për të marrë rezultate pozitive dhe do luajmë si të barabartë me të gjithë. Sigurisht do të kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve, i cili do të jetë lojtari i dymbëdhjetë për ne", ka përfunduar për newsport.al Besmir Arifaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga