Luftëtari do të luajë sot kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Ky takim do të zhvillohet në orën 13:00, ndërsa para sfidës po diskutohet në studion e emisionit "Gol pas Goli për sa i përket dy trajnerëve, Hasan Likës dhe Sulejman Starovës. Për ta foli, Ervin Bulku:
"Profesor Starova është pak më tolerant, ndërsa Hasan Lika është pak më i egër. Të dy e njohin mirë njëri-tjetrin, të dy janë miq dhe sot nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim çdo të ndodhë në fushë. Sigurisht duke u bazuar te futbollistët që ata kanë", deklaroi ai.
Poll