
Arlind Ajeti pritet të lërë Torinon, skuadër me të cilën aventura e nisur disa muaj më parë nuk ka shkuar ashtu si do të kishte dashur. Mediat italiane bëjnë të ditur se mbrojtësi shqiptar nuk do të qëndroj më me skuadrën e Mihajloviç. Së fundmi sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, Ajeti do të përdoret nga Torino për ti marrë Palermos Edoardo Goldanigën, mbrojtësin italian në pronësi të Palermos. Tratativa ka nisur dhe akordi duket të jetë shumë pranë. Ajeti nuk do ta refuzojë këtë mundësi duke parë se tek Torino e ka thuajse të pamundur aktivizimin.
Poll