
Federata e Futbollit organizoi një takim informues me trajnerët dhe menaxherët e ekipeve kombëtare të djemve dhe vajzave.
Në qendër të këtij takimi ishte prezantimi i rregullave thelbësore të FIFA-s që lidhen me përkatësinë federative të lojtarëve, si dhe qartësimi i procedurave dhe trajtimi i çështjeve përkatëse.
Takimi u udhëhoq nga Drejtori Administrativ i FSHF-së, Aldi Topçiu, i cili prezantoi dhe diskutoi me të pranishmit rregulloren për statutin dhe transferimin e lojtarëve.
Gjatë diskutimeve u trajtuan edhe procedurat dhe afatet kohore, sanksionet disiplinore, si dhe disa çështje të tjera të rëndësishme.
Mbledhja e zhvilluar në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, u mbyll me një sesion pyetjesh e përgjigjesh, ku u trajtuan edhe raste konkrete.