Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

EURO U-17 “Shqipëri 2025”, FSHF-ja takim të rëndësishëm me vullnetarët

Shkruar nga NEWSPORT
EURO U-17 “Shqipëri 2025”, FSHF-ja takim të
Euro U-17 "Shqiperi 2025"

Kur mbeten 2 javë nga fillimi i Kampionatit Europian për U17, i cili zhvillohet në Shqipëri nga data 19 maj deri më 1 qershor, Federata e Futbollit mbajti një takim informues në “Shtëpinë e Futbollit” me trupën e vullnetarëve të këtij kompeticioni.

Rreth 200 vullnetarë pjesëmarrës u informuan mbi detajet finale të organizimit të kompeticionit, programin zyrtar të ndeshjeve dhe eventeve që lidhen me kampionatin, diskutuan mbi karakteristikat e secilit rol që përfaqësojnë dhe u prezantuan me njëri-tjetrin në mënyrë që fryma e bashkëpunimit mes tyre të nisë menjëherë.

Kampionati Europian për U17 është një mundësi e mirë për të rinjtë që të përjetojnë një eksperiencë të veçantë në lidhje me futbollin, si dhe të bëhen pjesë e historisë së një organizimi të përmasave të tilla.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga