Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

FSHF promovon rolin e vajzave dhe grave në arbitrim përmes nismës “Gjykojmë të barabartë”

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF promovon rolin e vajzave dhe grave në arbitrim përmes nismës
Aktiviteti “Gjykojmë të barabartë”

Federata e Futbollit mirëpriti në ambientet e saj një aktivitet të rëndësishëm të dedikuar grave dhe vajzave që ushtrojnë profesionin e arbitrimit, si pjesë e nismës ndërgjegjësuese “Gjykojmë të barabartë”.

Qëllimi i kësaj nisme është vendosja e barazisë gjinore në qendër të vendimmarrjes në sport, duke fuqizuar rolin dhe zërin e grave dhe vajzave në arbitrim. Gjatë aktivitetit, arbitre nga kategori të ndryshme u mblodhën për të ndarë përvoja, reflektime dhe ide konkrete për përmirësimin e përfaqësimit gjinor në këtë fushë.

Diskutimet u përqendruan në sfidat me të cilat përballen vajzat që ndjekin këtë profesion, paragjykimet ende të pranishme, si dhe nevojën për të krijuar më shumë hapësira drejt një sporti më të drejtë, më të hapur dhe më gjithëpërfshirës.

Aktiviteti u organizua nga AWEN, në kuadër të projektit “Investo tek Gratë: Përshpejto progresin drejt Barazisë Gjinore në Shqipëri”, i zbatuar nga UN Women Albania me mbështetjen financiare të  Ambasadës Britanike në Tiranë.

FSHF mbështet dhe inkurajon çdo nismë që synon fuqizimin e rolit të gruas në sport, duke besuar se barazia gjinore nuk është vetëm një standard shoqëror, por edhe një domosdoshmëri për zhvillimin dhe integritetin e futbollit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga