
Fatjon Tafaj dhe stafi i Kukesit
Kombëtarja shqiptare U-17 aktualisht është pa trajner. Andrea Tedesco është larguar nga kuqezinjtë dhe tashmë ka nisur puna për zëvendësuesin.
Kandidati kryesorë është Fatjon Tafaj. Ky i fundit aktualisht është në drejtimin e skuadrës së Kukësit.
Bisedimet mes palëve kanë vazhduar dhe shumë shpejt pritet të ketë një marrëveshje. Kështu Tafaj është alternativa kryesorë e FSHF-së për t’i besuar 17-vjeçarët kuqezi.
Poll