Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

FSHF organizon seleksionim në “Shtëpinë e Futbollit” për vajzat me origjinë shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF organizon seleksionim në “Shtëpinë e Futbollit”
Seleksionimi per vajza

Federata e Futbollit do të organizojë një seleksionim njëditor me futbolliste vajza me origjinë shqiptare.

Seleksionimi do të zhvillohet më 30 gusht, duke nisur nga ora 09:00, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në Tiranë, dhe do të jetë i vlefshëm për vajzat e vitlindjes 2009, 2010 dhe 2011.

I gjithë procesi do të drejtohet dhe monitorohet nga Drejtoria Teknike dhe Departamenti i Skautizmit në FSHF.

Aplikimet për të marrë pjesë në këtë seleksionim kanë nisur dhe të gjitha vajzat e interesuara duhet të plotësojnë formularin përkatës dhe ta dërgojnë në adresën e email-it: [email protected]

Kjo nismë nga Federata e Futbollit ka për qëllim zbulimin e talenteve që mund të jenë potencial i vlefshëm për ekipet kombëtare të moshave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga