Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Ambasadori i Euro U-17, Klaus Gjasula, seancë stërvitore dhe takim të hapur me futbollistët e “Elite Youth Development Academy”

Shkruar nga NEWSPORT
Ambasadori i Euro U-17, Klaus Gjasula, seancë stërvitore dhe takim
Ambasadori i Euro U-17, Klaus Gjasula

Djemtë e talentuar të “Elite Youth Development Academy” vijojnë programin sportiv drejt rritjes së tyre si futbollistë, duke zhvilluar stërvitje të përditshme dhe trajnime me profesionistë të futbollit.

Së fundmi ata patën një vizitë të veçantë nga Ambasadori i Euro U-17 “Shqipëri 2025” futbollisti Klaus Gjasula, i cili zhvilloi një seancë stërvitore me lojtarët, duke u fokusuar veçanërisht te roli i mesfushorit në skuadër dhe dha udhëzime teknike dhe taktike për lojtarët e atij pozicioni.

Në përfundim të stërvitjes, ish-futbollisti i Kombëtares zhvilloi një takim të hapur me lojtarët e rinj, ku rrëfeu për fillimet e tij në karrierën futbollistike dhe momentet kyçe me Kombëtaren dhe klubet ku ka luajtur.

Ai u ndal të rëndësia e disiplinës në stërvitje dhe ushqim, shpirtit të skuadrës dhe mbështetjes së familjes në ecurinë e mirë të një futbollisti.

Në fund i dha disa këshilla dhe rekomandime teknike për djemtë e rinj, nisur nga eksperienca e tij dhe nga interesi i treguar nga lojtarët me anë të pyetjeve të drejtuara.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga