Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Gjykoi përballjen që fituan kuqeblutë, ky është gjyqtari që do të arbitrojë finalen Milan-Bologna

Shkruar nga NEWSPORT
Gjykoi përballjen që fituan kuqeblutë, ky është
Milani - Bologna

Të mërkurën në mbrëmje do të zhvillohet finalja e Kupës së Italisë. Milani dhe Bologna do të vihen përballë në orën 21:00 pasnesër në “Olimpico” të Romës për të fituar trofeun.

Tashmë është bërë i ditur dhe arbitri kryesor i kësaj finaleje të madhe. Maurizio Mariani do të jetë gjyqtari që do të vendosë drejtësi në kryeqytetin e Italisë mes Milanit dhe Bolognës.

Pas vetëm pesë ditësh, ekipi i Conceicaos dhe Italianos do të përballen sërish. Të premten e kaluar, Milani arriti të fitojë me rezultatin 3-1, ndërsa në ndeshjen e parë mes tyre në kampionat triumfoi Bologna me shifrat 2-1.

Rikujtojmë se Mariani ishte në gjykimin e sfidës ku ekipi kuqeblu mposhti “djallin”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga