
Mëngjesin e sotëm, sallën e Muzeumit kombëtar e ka vizituar edhe ish-trajneri i përfaqesueses kuqezi Gianni De Biasi, ku ka parë nga afër ekspozitën e albumit të "EURO 2016".
De Biasi është pyetur dhe për zgjedhjet që do të zhvillohen në datën 7 shkurt, ku italiani ka vlerësuar maksimalisht punën e bërë nga presidenti aktual, Armando Duka.
"Armando Duka në këto vite që ka drejtuar FSHF-në ka bërë një punë të mirë për sportin dhe të mirat e vendit. Ka eksperiencë, ka mundësinë për t'i dhënë një shtysë futbollit në Shqipëri. Mund të themi se e ka drejtuar shumë mirë Federatën. Përtej retorikave ka bërë një punë të mirë, pavarësisht se dikujt i pëlqen apo nuk i pëlqen. Ka qenë një ndër njerëzit më të mirë që kam takuar në pesë vitet që kam punuar në Shqipëri. Duka ka bërë një punë të mirë. Mund të them që edhe në Turqi, ne të gjithë pamë një Shqipëri të madhe dhe kjo falë punës së mirë zhvilluar nga të gjithë", është shprehur ndër të tjera De Biasi.