Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Daja e shpreh hapur gëzimin: Kam lojtarë sulmi, Sabino të ketë besim te vetja

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Daja e shpreh hapur gëzimin: Kam lojtarë sulmi, Sabino

Ilir Daja ka dhënë një prononcim për mikrofonin e Supersport pas kualifikimit në turin e tretë kundër Kairat Almatit. Trajneri kryeqytetas nuk e fshehu gëzimin, përkundrazi i thuri elozhe lojtarëve të tij teksa deklaroi:

"Emocioni shtohet kur përballë ke një ekip si Kairat me një buxhet të mirë dhe me eksperiencë. Megjithatë edhe lojtarët e mi u treguan mjaft të zotë.

Jemi vënë disi në vështirësi pas largimit me të kuq nga Lilaj. Jemi treguar pragmatistë për të arritur te kualifikimi, pasi kështu janë ndeshjet me sistem eliminimi. Kundërshtarin e ardhshëm e njohim vetëm si emër. Besoj që nuk kemi lojtarë të rrimë në mbrojtje, megjithatë kjo ishte merita e Kairatit.

Është kënaqësi që tifozët na mbështesin në këtë formë dhe ky është një motiv më tepër për të punuar më shumë për të ardhmen. Sabino bëri atë detyrë që i kërkuam. Duhet t'i kthehet besimi te vetja sepse unë jam i bindur se ai ka shumë cilësi", përfundoi ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga