Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ BICI i sinqertë: Futja e Muzakës na vuri në vështirësi... Gjyqtarët? Pyetje me spec kjo, merren drejtuesit em këtë

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ BICI i sinqertë: Futja e Muzakës na vuri në

Ditmar Bicaj ka folur pas barazimit 1-1 kundër Skënderbeut. Qendërmbrojtësi i Flamurtarit deklaroi:

"Përgëzime Gjergjit dhe për formën që po tregon. Të jem i sinqertë kemi qenë pak më agresivë se Skënderbeu. Me daljen e Sidibes humbëm pak në mesfushë. Me futjen e Gjergjit, jo se është këtu po them se bëri mirë. Megjithatë një pikë është mirë. Tashmë duhet të shohim për ndeshjen e radhës kundër Lushnjës.

Kundërshtari më i fortë për Flamurtarin është Skënderbeu. Të jemi me këmbë në tokë, është një skuadër që vendoset mirë në fushë. Megjithatë edhe Kukësi është një ekip shumë cilësor. Ka shumë kualitete. Në fillim tifozët u habitën, por më pas e kuptuan se pse nuk festova.

Në Korçë ambienti është pak më i qetë në Vlorë. Këtu në Vlorë, nëse ekipi ecën mirë të ngrejnë në qiell. Ne me këtë parim po ecim. Objektivi ynë është që të jemi në 3-shen e parë të klasifikimit.

Nuk dua të merrem me arbitrat, pyetje me spec kjo. Me këtë po merren drejtuesit, nuk më takon mua të flas për këtë", deklaroi ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga