Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VOLEJBOLL

Lajmi i fundit/ Bankat përballë Kompanive Telefonike, një kampionat i jashtëzakonshëm luhet në Tiranë

Shkruar nga NEWSPORT

Ka marrë sërish jetë projekti për krijimin e Kampionatit të Volejbollit për Nivelin Amator. Ky është kampionati i dytë i organizuar nga Federata Shqiptare e Volejbolli (FSHV), e cila po tenton që ta kthejë këtë festë sportive në një traditë. 16 ekipe marrin pjesë në këtë kampionat, të cilët vijnë nga institucione të ndryshme publike dhe private si: ProCredit Bank, ARK_IT, Banka e Shqiperise, F.A.M.A., Raiffeisen Bank, Telekom, Tring, Vodafone, Discover Albania, Union Bank, INSIG, Olimpi, Eagle Tirana, Gener 2 dhe Autoriteti i Konkurencës.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHV-së, Albens Vokopola shpjegon formulën dhe risitë e këtij kampionati: ekipet janë të miksuara me djem dhe vajza, të cilët shorti i ka ndarë në 2 grupe me nga 8 skuadra secila. Kampionati do të luhet me dy faza, ku secila do te zgjasë 7 javë dhe më pas dy ekipet e para të cdo grupi do të ndeshen në fazën finale të play off-it.

Konalsi Gjoka, kryetar i Komisionit Tekniko Arbitral, thekson se kjo përpjekje dhe iniciativë e FSHV-së këtë vit do të shtrihet edhe më gjerë. Në përfundim ky kampionat do të pasohet nga Kupa e Shqipërisë, ku katër ekipet e para të cdo grupi do të kualifikohen automatikisht për fazën e gjysëm finaleve dhe do të ndeshen ndërmjet tyre për fitimin e Kupës së Shqipërisë për nivelin amator. Ndërkohë që sezoni do të mbyllet me superkupën, e cila do të vërë përball fituesin e kupës me fituesin e kampionatit.

89

Foto nga mbledhja ne "Hotel Doro"

90

Foto nga mbledhja ne "Hotel Doro"

Tags:

VOLLEYBALL

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga