
Ze Maria ka dalë në konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes kundër Apolonisë. Trajneri i Tiranës deklaroi:
"Për sa i përket aventurës në Kinë, dua të them që është shumë bukur. Isha atje për një ndeshje e bukur, pasi është një sadifaksion i veçantë të luash atje me lojtarë si Crespo, Recoba. Por, ishte e lodhshme pasi duhet të luaja të mërkurën dhe më pas të kthehesha të shtunën nga Kina. Përveç orëve të gjata të udhëtimit, duhet të luaja edhe një ndeshje futbolli, por ishte me të vërtetë një eksperiencë shumë e bukur të cilën e përjetova.
Për sa i përket ndeshjes me Bylisin, unë e përmenda vetë në përfundim të ndeshjes. Nuk luajtëm, nuk u futën farë në fushë për të luajtur. Ishte një ndeshje që na la një përjetim mjaft të keq. E kemi diskutuar dhe analizuar me lojtarët. Ky është një kampionat që nuk mund të gabosh. Çdo fundjavë duhet të arrijmë të marrim rezultatet maksimale. Ky gabim që bëmë, tashmë duhet rikuperuar.
Nuk u bë ajo që kemi bërë gjithmonë përgjatë gjithë javës. Megjithatë duhet të bëjmë atë që nuk bëmë në ndeshjen e kaluar. Unë e kam diskutuar me futbollistët dhe kam besim që do të bëjmë mirë.
Për sa i përket formacionit do të shohim nesër se çfarë do të ndodhë. Gjysëm ore para takimit do ta vendos. Kemi futbollistë të cilët nuk janë të gatshëm dhe nesër mund të bëj disa ndryshime. Për arsye teknik ose për arsye pamundësie do të bëjmë një ose dy lëvizje në ndeshjen e nesërme kundër Apolonisë", u shpreh ai.