Amir Rrahmani vazhdon fazën e riaftësimit. Qendërmbrojtësi i njohur i Napolit po i nënshtrohet terapive intensive nën kujdesin e fizioterapistëve të skuadrës. Ai kishte një tërheqje muskulore të gradës së dytë dhe në këtë mënyrë do t’i duhet të qëndrojë edhe pak javë jashtë fushës së blertë.
Siç bëjnë me dije mediet italiane, shtatlarti do të kthehet më parë nga sa ishte menduar fillimisht. Gjendja e tij do të vlerësohet sërish me kujdes pas disa ditësh. Ai pritet të rikthehet në fushë rreth javës së 13-të ose 14-të të Seria A, të paktën siç raportojnë mediet përtej Adriatikut.
Poll