
Slovan Bratislava është një ekip shumë i fortë dhe të kuqtë e dinë shumë mirë këtë gjë. Ata janë munduar t’i marrin masat si duhet për një rezultat pozitiv sot në “Elbasan Arena”. Por lajme jo të mira ka për të kuqtë, sepse ekipit sllovak i janë bashkuar edhe 3 lojtarë shumë të rëndësishëm për këtë sfidë. Tre lojtarët që ishin pjesë e Kombëtares së Sllovakisë në Europian, do të jenë të gatshëm për trajnerin Papavisiliou. Dhe bëhet fjalë për portierin Jan Muça, mbrojtësin Kornel Salata dhe mesfushorin sulmues Tamas Priskin. Janë tre lojtarë me shumë përvojë, por mbetet për t’u parë, nëse do të aktivizohen apo jo në këtë ndeshje të parë me Partizanin. Në Europian u aktivizua vetëm Priskin me Sllovakinë.