Klubi i futbollit Vëllaznimi në Kosovë ka marrë një lajm të trishtë mesditën e sotme, teksa trajneri i Akademisë së klubit nga Gjakova, Ardren Dafota është ndarë nga jeta. 25 vjeçari është prekur nga një sëmundje e papritur, duke mos ia dalë të fitojë betejën më të rëndësishme në jetë. Ka qenë klubi i Vëllazënimit që ka dhenë lajmin tragjik për mbarë opinionin futbolldashës.
Njoftimi i klubit:
LAJMËRIM! Qytetarë të nderuar, sot në mesditë nga një sëmundje e papritur ndërroi jetë trajneri i akademisë ARDREN DAFOTA. Kjo është një humbje shumë e madhe për KF. Vëllaznimin.
Iku nga kjo jetë njeriu punëtor e i urtë, ARDREN do na mungosh miku ynë i shtrenjtë. Ngushëllime Familjes dhe miqve. Për ceremoninë e varrimit do ju njoftojmë në postimin e radhës.
